Saturday, October 12, 2013

Ndërtimi i trurit dhe neuronet

 Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri I njeriut p.sh përbëhet nga më shumë se 100 miliard neurone, secili I lidhur me mëse 10.000 të tjerë.
Truri I njeriut është truri më I përsosur. Truri i njeriut është i përbërë nga pesë pjesë : truri i madh,truri i mesëm, truri i ndërmjetëm, truri i vogël dhe palca kurrizore
       Është e vështirë të imagjinohet se sa qeliza ka në tru -100 miliard neurone dhe deri në 5 herë më shumë qeliza mbështetëse ose qeliza gliale. 
Truri së bashku me organet e tjera të sistemit nervor formohen nga indi nervor,i cili përbëhet nga neuronet dhe qelizat mbështëtëse.
Indi nervor përbëhet nga shumë qeliza, të cilat komunikojnë me njëra tjetrën. Mirëpo, qelizat kryesore të indit nervor janë : neuronet dhe qelizat mbështëtëse

Struktura qelizore

Truri i të gjitha specieve është i ndërtuar nga dy lloj qelizash :

  • Neuronet  dhe
  • Qelizat gliale [9]
  Neuronet janë qeliza nervore të eksitueshme që përçojnë impulse nervore. Neuronet apo qelizat nervore janë njësi strukturore bazë të sistemit nervor. Ato janë qeliza shumë të specializuara për bartjen e mesazheve në formë impulsesh nervore, nga njëri skaj në skajin tjetër të trupit. Neuronet janë qeliza të mëdha dhe të ndërlikuara. Edhe pse ndryshojnë në strukturë, ato kanë të gjitha një trup qelizor dhe disa zgjatime. Trupi i qelizës së neuroneve përfaqësohet nga një bërthamë e madhe sferike dhe nga citoplazma që e rrethon bërthamën. Trupi i qelizës ndryshe quhet soma dhe ka diametër nga 5-140 μm. Pjesa më e madhe e trupave qelizorë janë të vendosura në brendi të SNQ-së, të cilat mbrohen nga kafka dhe kolona vertebrore. [1]
Neuronet konsiderohen si qelizat më të rëndësishme në tru. Arsyeja pse ato janë unike, është aftësia e tyre të dërgojnë sinjale me anë të qelizave specifike, në distanca të gjata, ato dërgojnë këto sinjale me anë të aksonit, që është një fije e hollë protoplazmatike e cila shtrihet nga trupi I qelizës me degëzime të shumta në zonat e tjera të cilat pjesë, mund të jenë në pjesë të largëta të trurit apo të trupit.[9]
Zgjatimet citoplazmatike ose proceset qelizore që dalin nga soma e neuronit, janë  karakteristike për të gjitha neuronet. Zgjatimet e neuroneve janë dy llojesh, që ndryshojnë nga njëri tjetri në strukturë dhe në cilësi funksionale, ato janë dendritet dhe aksonet. .                        
Aksonet janë zgjatime të gjata të cilat dalin nga trupi I neuronit, janë njësitë strukturore bazë të sistemit nervor. Janë qeliza shumë të specializuara për tejçimin e mesazheve në formë impulsesh nervore , nga njëri skaj, në skajin tjetër të trupit. 
Aksonet transmetojnë sinjale në neuronet e tjera  me anë të kryqëzimeve të specializuara të quajtura sinapsa. Një akson i vetëm mund të bëjë mijëra lidhje sinaptike me qelizat e tjera. Kur një potencial I veprimit që udhëton  përgjatë një aksoni, kur mbërrinë në sinapsë, shkakton një kimikat të quajtur neurotransmetues I cili lirohet në mënyrë që të lidhet me molekulat e receptorëve në memranën e qelizës tjtër të synuar.Funksionet e sinapsave janë të ndryshme, disa janë ngacmues, të tjerët frenues, të tjera punojnë për të aktivizuar etj. 
Dendritet janë zgjatime të shkurtëra dhe të dendura të cilat dalin nga trurpi i neuroneve. Dendritet përfaqësojnë zonën receptive ose hyrëse të neuronit. Ato sigorojnë sipërfaqe të mjëftueshme për kapjen e sinjaleve që vijnë nga neuronet e tjera. Dendritet përfundojnë me disa gjemba dendritikë, të cilët përfaqësojnë pikat e kontaktit (sinapsit) me neuronet e tjera. Dendritet e përçojnë informacionin hyrës drejt trupit të neuronit (somës). 


2 comments: