Saturday, October 12, 2013

Fazat e zhvillimit të trurit

           Truri nuk zhvillohet në një ritëm. Ai ka tendencë për tu zhvilluar në periudha dhe në kohë të ndryshme. Ky zhvillim, fillon në një sekuencë të parashikuar. Neurologët kanë treguar se truri është i ndikuar nga kushtet e mjedisit gjatë tërë procesit të zhvillimit, madje edhe paralindjes. Kjo përfshin llojin e ushqimit, kujdesit, mjedisit social, dhe stimulimi që e merr fetusi. Ky fakt jep një përmbledhje të rëndësishme të zhvillimit, i cili fillon në trurin e fëmijës tuaj:

·        Paralindjes
·        Gjatë foshnjërisë së tyre dhe
·        Prej vitit të tyre të tretë.

Zhvillimi I trurit paralindjes

Fillimisht sperma dhe veza bashkohen për të formuar një qelizë të vetme duke përcaktuar pozicionin gjenetik. Rreth 60% e gjeneve i përkasin zhvillimit të trurit. Dhe janë këto gjene, ato të cilat, japin shtytje zhvillimit të fazave të hershme të trurit.Tri deri në katër javë pas bashkimit të spermës dhe të vezës, një shtresë e hollë e qelizës formohet në embrion.
Formimi I dy fleksuarave kryesore rreth javës së pestë të zhvillimit embrional bën që telencefaloni dhe diencefaloni ti drejtohen trungut të trurit. Zhvillimi i hemisferave cerebrale në javën e 13-të, në javën e 26-të dhe në lindje fig 1.7. Fillimisht sipërfaqja cerebrale është e lëmuar, giruset shfaqen gjatë zhvillimit të mëtejshëm. Më në fund, rritja posterolaterale e hemisferave cerebrale mbështjell tërësisht diencefalonin dhe pjesën e sipërme të trungut të trurit.
Qeliza mbshtjellet në mënyrë që të formojë një tub të mbushur me lëng. Kjo është baza e trurit dhe e palcës kurrizore. Atëherë embrioni fillon të prodhojë qeliza nervore ose neurone. Në muajin e parë të shtatëzanisë qelizat në tubin neural shumohen në mënyrë intensive dhe të habitshme duke arritur një maksimum të 250,000 neuroneve në minutë.
Në katërmbëdhjetë javët e para, shumë pak nga qelizat e trurit janë të afta të kryejnë një funksion të caktuar, sepse shumica e tyre fillojnë të shpërndahen nëpër fusha të ndryshme të trurit, ku shumica prej tyre arrijnë në vend të gabuar, duke formuar lidhje të gabuara të cilat më vonë shkaktojnë:epilepsi, autizëm dhe disa forma të defekteve intelektuale dhe rrezikueshmërinë e paraqitjes së shizofrenisë. 

Zhvillimi I trurit gjatë foshnjërisë

Që nga lindja truri zhvillohet në një total të 100 miliardë qelizave trurore apo neuroneve. Përndryshe, zhvillimi i trurit nuk përfundon sepse ai është në zhvillim e sipër. Gjatë foshnjërisë shumica e neuroneve janë ende të papjekura, sepse qelizave ose neuroneve i duhet të aktivizohen dhe për këtë arsye lidhje në mes neuroneve janë ende të dobëta ose ende nuk janë formuar.
Këto fotografi tregojnë se si neuronet pas lindjes janë të palidhura në mes vete, por nga mosha 3 vjeçare ato formojnë lidhje të dendura në mes tyre. Pas lindjes I mituri mund të shohë, dëgjoj, nuhas dhe të përgjigjet ndaj ngacmimeve të  prekjes. Pothuajse, menjëherë pas lindjes truri I foshnjës fillon të formojë miliona lidhje dhe rrugë kaluese në mes neuroneve. Këto lidhje dhe rrugë kaluese janë vitale në mënyrë që t’ia mundësojnë foshnjës të shoh, dëgjoj, nuhas, dhe të mendojë në mënyrë të arsyeshme. 

Zhvillimi I trurit përtjes moshës tre vjeçare


Në vitet e hershme truri formon shumë lidhje dhe rrugë kaluese. Përsëritja e një veprimi ose ndonje përvoje ndihmon neuronet të lidhen ne mes vete duke ofruar një përforcim të veprimit. Nga mosha 10 vjeçare truri fillon të shkëpusë disa nga këto lidhje. Ato lidhje të cilat nuk janë mjaftueshëm të fuqishme të cilat janë përdorur shumë pak humben, ndërsa lidhjet e forta vazhdojnë të jenë të pranishme duke i ofruar funksionete tyre. Nga mosha 18 vjeçare numri i lidhjeve reduktohet në 500 milionë- d.m.th. i rrituri kthehet në numrin e lidhjeve të neuroneve që i ka pasur si një 8 muajsh,si rezultat i kësaj, turi është në gjendje të pranoj më pak, por është më i fuqishëm. Këto lidhje mbeten për një kohë të gjatë funksionale, duke i’a dhënë secilit njeri një model të veçantë të mendjes, mendimeve, dhe emocioneve. Janë këto modele, ato të cilat na përcaktojnë se kush jemi ne dhe ato ndikojnë në mënyrën se si ne mendojmë si të rritur.

No comments:

Post a Comment