Saturday, October 12, 2013

Medula ablongata

Medula oblongata ose palca e zgjatur është pjesa e poshtme e trungut të trurit. Kanali qëndror  i palcës së kurrizit shtrihet lart në medula oblongata, ku edhe zgjerohet, për të formuar hapsirën e ventrikulit të katërt. Pra, si medula ashtu edhe ponsi, formojnë murin ventral të ventrikulit të katërt. Muri dorsal formohet nga pleksusi koroid.
Në pjesën e përparme të medulës ndodhen dy brigje gjatësore të cilat quhen piramida,këto piramida  formohen nga traktet motore kortiko-spinale. Pak më sipër vendit ku medula bashkohet me palcën, këto trakte kryqëzohen dhe zbresin nëpërmjet palcës në kah të kundërt me origjinën e tyre. Pra, hemisferat cerebrale kontrollojnë lëvizjet e vullnetshme të muskujve kontra-lateralëtë trupit.
Nga jashtë duken qartë edhe pedunkujt cerebelarë inferiorë, olivat dhe pesë çifte nervash kranialë. Pedunkujt cerebelarë inferiorë janë trakte që lidhin medulën me cerebelumin. Olivat formohen nga bërthamat olivare që ndodhen pak më poshtë. Bërthamat  vestibulare quhen kompleksi vestibular. Ato janë të  rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit.
Në brendësi të medulës gjenden edhe shumë bërthama  të trakteve ngjitëse ndijore. Ato që bien më tepër në sy, janë nukleus gracilis dhe nukleus kuneatus,të cilët kanë lidhje me traktin lemniskal medial. Këto janë bërthama “stacion” nëpërmjet të cilave informacioni sensor i trupit ngjitet nga palca e kurrizit drejt kores sensore. Përmasat e vogla të medulës nuk e “arsyetojnë” rolin e saj kritik si qendër reflektore autonome që përfshihet në ruajtjen e homeostazës së trupit.




Bërthamat viscerale motore më të rëndësishme të medulës oblongata janë:

·        Qendra kardio-vaskulare
·        Qendra respiratore

·        Qendra të tjera

No comments:

Post a Comment