Me përjashtim të disa të llojeve primitive si:sfungjerët(të cilët nuk kanë sistem nervor)dhe knidariet(të cilët kanë sistem nervor difuz),të gjithë gjallesat shumë qelizore jane bilateralë,që do të thotë se janë kafshë të dyanshme me formë simetrike të trupit(që është ana e majtë dhe e djathtë,imazhet e të cilave janë të përafërta).Të gjithë organizmat bilateralë mendohet ta kenë prejardhjen nga paraardhës që kishte formën e një krimbi të segmentuar,në trupin e të cilit kishte segmente,i cili u shfaq në periudhën Kambriane 550-600 milion vite më parë.Forma bazë e këtij krimbi vazhdon të reflektohet në trupin dhe sistemin nervor të të gjithë shtazorëve duke përfshirë këtu edhe vërtebrorët.
Truri është i vogël dhe i thjeshtë në disa lloje,si tek krimbat.Ndërsa në speciet e tjera përfshirë këtu edhe kurrizorët,truri është organi më i ndërlikuar në trup.Disa lloje të krimbave kanë një qendër të zgjeruar në formë të palcës kurrizore,të njohur si “Tru bisht”.Ka disa lloje të ekzistencës së bilateranëve tek të cilët kishte mungesë të trurit.
Truri i stërgjyshërve tanë më të hershëm peshqëve,ka vetëm një rajon fare të vogël ballor që duket në anën e majtë,kupola kryesore përpunon shikimin që është shqisa kryesore e peshkut,pjesa ballore e trurit u rrit me shpejtësi kur stërgjyshërit tanë u kthyen në amfib,në kohën kur u zhvilluan zvarranikët kjo ishte pjesa më e madhe e trurit.Tek zogjët pjesa ballore e trurit u zmadhua edhe më shumë,një zog është më intelegjent sesa një zvarranik.Tek gjitarët e parë rritja e pjesës ballore të trurit dhe bashkë me të intelegjencës , vazhdoi deri sa e arriti kulmin tek njeriu,ku sipërfaqja e rrudhosur e pjesës ballore tëtrurit,zë pothuajse të gjithë hapsirën e mundshme në këtë pjesë të kafkës,por disi më poshtë dhe të fshehur brenda trurit tonë ne kemi ende trurin e dikurshëm të peshkut,i cili vazhdon të kryej ende funksionet e tij të lashtë.Rajonet e poshtme të trurit kanë detyrën e rregullimit të ritmit të rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes nëpërmjet funksioneve të mushkërive,truri i cili e ka formën e lulelakrës mban trupin tonë në ekulibër.Truri i njeriut ka arritur madhësinë që ka sot vetëm 5 milion vjetë pasi specia njerëzore u shkëput nga shimpazeja.Historia e evolucionit të trurit del e qartë nëpërmjet ndryshimeve që ne kemi pësuar në kafkë.Një shimpaze e kohës tonë ka një kafkë shumë pak më të vogël sesa ajo e stërgjyshërve tanë të mundshëm.Austrano Pitekët afrikanë që kanë jetuar 3 milionë vite më parë, 2 milionë vjetë më parë u shfaq një tjetër humnaoid i vjetër me tru të madh,këta ishin njerëzit që krijuan edhe veglat e para.Kjo kafkë njerozore gjysmë milion vjeçare ka pasur brenda një tru dy herë më të madh sesa i atij Austrano-Pitekut të hershëm.Homo-eroktusi ka meritën e artit të shpikjes së zjarrit.Truri njerëzor ka arritur madhësinë aktuale 13000 vite më parë,por u deshën edhe 10000 vite të tjera për ta arritur kapacitetin njerëzor të ngjajshëm me atë që kemi sot.Një fëmijë që ka jetuar 35000 vite më parë mund të mësonte lehtësisht të gjitha veprimet që do ti nevojiteshin për të mbijetuar në ditët e sotme.Karakteristikat njerëzore që u zhvilluan më vonë si gjuha e artikuluar dhe interesi për të mësuar janë themelet e shoqërisë së sotme.Numri i qelizave nervore në tru është shumëfishuar në mënyrë marramendëse gjatë pak miliona vjetëve te fundit.Truri ynë ka qenë në rrezik të tejrritjes brenda kafkës,por ai u shpëtua nga një ndryshim tepër intelegjent gjeomtrik.
No comments:
Post a Comment