Truri ( lat.cerebrum dhe greq.- enkefalon- “ në kokë “ ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe trunoe dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore(syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë.
Duke qenë i fshehur Brenda kafkë, truri mbeti për shumë kohë i paarritshëm nga shkenca. Sidoqoftë, sot dihen shumë gjëra për këtë organ të çuditshëm. Pavarësisht nga pamja jo mbresëlënëse. Pjesët kryesore të trurit (fig.1.1). Aftësitë e këtij organi janë të jashtëzakonshme.
Truri është një masë e rrudhosur, me konsistencë të butë dhe me ngjyrë gri. Është e vështirë të pranosh se pikërisht në këtë masë të qullët qëndron kujtesa e dituria jonë dhe se nga kjo masë e qullët përcaktohet sjellja jonë!
Pesha mesatare e trurit tek të rriturit është 1600 gramë. Thuhet se përmasat e trurit nuk kanë lidhje më “ fuqinë e tij “, e cila me sa duket, lidhet me kompleksitetin e ndërlidhjeve nervore.
I përbërë nga miliona neurone, truri ( sidomos ai i qesies njerëzore ) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativish, ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor. Ai veçanërisht luan rol të rëndësishëm për zhvillimin e jetës psikike të njeriut, rregullon funksionimin e organeve, harmonizon organizmin në përgjithësi, etj.Pjesët kryesore të trurit janë: truri i madh truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe korteksi. Truri i të porsalinduarit është 4 herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare.
Truri është organ që kontrollon çdo lëvizje tonën. Jënë 14 miliard qeliza të lidhura me një rrjet dhe kompleksitet pothuaj, të pakufishëm, i cili na bën të mundur, të mësojmë nga çasti që lindim. Truri i njeriut është simbol i evolucionit, i vetmi objekt që është i vetëdijshëm për ekzistencën e tij. Ai është gjithashtu qendra e një operacioni të ndërlikuar për grumbullimin e informacionit.Ai përmbledh dritaren e hapur të syve, shqisat për të kuptuar tingujt dhe aromat që na rrethojnë, organet e prekjes që fillojnë që nga buzët e ndjeshme dhe shtrihen në çdo centimetër të lëkurës tonë. Ne kemi dominuar botën jo me forcë ose me shpejtësi, por me anë të zhvillimit të këtij organi kaq të veqantë. Në mund të mendojmë në simbole abstrakte siç janë: gjuhët, matematika dhe ti kalojmë njohuritë tona brez pas brezi.
Qelizat që ne përdorim për të menduar ndodhen në sipërfaqe të trurit tonë, në një shtresë prej 3 mm të trashë, që quhet korja e trurit, dhe sipërfaqja e saj e madhe u zvogëlua me një mënyrë të thjeshtë, duke u rrudhosur si të ishte një fletë letre.
Shumica e gjërave që bëjmë aktivizojnë pothuajse të gjitha pjesët e trurit, madje edhe një gjë fare e thjeshtë, siç është përgjigjja ndaj një pyetje, ne duhet ti dëgjojmë fjalët, ti kuptojmë ato, ti rendisim në kujtesën tonë dhe pastaj të japim përgjigjen.
Truri punon në mënyrë përzgjedhëse, duke zgjedhur atë që e konsideron më të rëndësishme, dhe ai e depoziton informacionin në dy faza: e para është kujtesa afatshkurtër, kur dëgjojmë një fjalë të re, ne mund ta kujtojmë atë për disa sekonda, por pastaj ajo do të harrohet, vetëm në rast se është depozituar në kujtesën afatgjatë.
Kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik. Konsiderohet se truri është ndër organet më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës dhe se është fare pak i shfrytëzuar.
Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjeër 90% është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjitshëm i qelizave nervore.
No comments:
Post a Comment