The pons (sometimes pons Varolii after Costanzo Varolio) is a structure located on the brain stem. It is rostral to the medulla oblongata, caudal to the midbrain, and ventral to the cerebellum. In humans and other bipeds this means it is above the medulla, below the midbrain, and anterior to the cerebellum.
The pons relays sensory information between the cerebellum and cerebrum, aids in relaying other messages in the brain, controls arousal, and regulates respiration (see respiratory centres). In some theories, the pons has a role in dreaming.
The pons is part of the brainstem, the lowest part of the brain that connects to the top end of the spinal cord. It's an important and densely packed area containing many bundles of nerves carrying movement and sensory messages between the brain and the body. It also acts as a junction box for all the nerves employed in coordinating movement and balance within the head and neck, as well as the body as a whole.
Because there are so many important structures within the brainstem one small area of damage due to stroke can have wide-ranging consequences. The exact symptoms depend on which biological ‘electrical circuits’ and junctions lose their blood supply and that in turn depends on which of the small blood vessels in the area (branches of the vertebrobasilar circulation) becomes blocked. The symptoms can include difficulties with balance (ataxia), dizziness due to vertigo, uncoordinated eye movements, problems with swallowing and articulating words, and numbness and/ or weakness in one half of the body. It is not uncommon for victims of this sort of stroke to feel sick as part of the loss of balance.
Recovery really depends on the extent and severity of the initial stroke. You need to discuss the outlook with the doctors who have investigated the patient..
AlbBrain - About brain in albanian and english
Tuesday, October 15, 2013
Saturday, October 12, 2013
Medula ablongata
Medula oblongata ose palca e zgjatur është pjesa e poshtme e trungut të trurit. Kanali qëndror i palcës së kurrizit shtrihet lart në medula oblongata, ku edhe zgjerohet, për të formuar hapsirën e ventrikulit të katërt. Pra, si medula ashtu edhe ponsi, formojnë murin ventral të ventrikulit të katërt. Muri dorsal formohet nga pleksusi koroid.
Në pjesën e përparme të medulës ndodhen dy brigje gjatësore të cilat quhen piramida,këto piramida formohen nga traktet motore kortiko-spinale. Pak më sipër vendit ku medula bashkohet me palcën, këto trakte kryqëzohen dhe zbresin nëpërmjet palcës në kah të kundërt me origjinën e tyre. Pra, hemisferat cerebrale kontrollojnë lëvizjet e vullnetshme të muskujve kontra-lateralëtë trupit.
Nga jashtë duken qartë edhe pedunkujt cerebelarë inferiorë, olivat dhe pesë çifte nervash kranialë. Pedunkujt cerebelarë inferiorë janë trakte që lidhin medulën me cerebelumin. Olivat formohen nga bërthamat olivare që ndodhen pak më poshtë. Bërthamat vestibulare quhen kompleksi vestibular. Ato janë të rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit.
Në brendësi të medulës gjenden edhe shumë bërthama të trakteve ngjitëse ndijore. Ato që bien më tepër në sy, janë nukleus gracilis dhe nukleus kuneatus,të cilët kanë lidhje me traktin lemniskal medial. Këto janë bërthama “stacion” nëpërmjet të cilave informacioni sensor i trupit ngjitet nga palca e kurrizit drejt kores sensore. Përmasat e vogla të medulës nuk e “arsyetojnë” rolin e saj kritik si qendër reflektore autonome që përfshihet në ruajtjen e homeostazës së trupit.
Bërthamat viscerale motore më të rëndësishme të medulës oblongata janë:
· Qendra kardio-vaskulare
· Qendra respiratore
· Qendra të tjera
Forca e trurit
Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia trurit. Mund që njeriu në moshë shumë të re ose shumë të vjetër, të arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare. Mikeloangjelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi n vitet e 90 të jetës. Aleksandri i Madh i Maqedonisë i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet, etj.
Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy gjysmë pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.
Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.
Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesant se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.
Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vetë. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati që përjashtohet nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë,por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti vetën se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit. Kështu, fantazia e sillo atë deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majatë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.
Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht. Ekspertet që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t’i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë të pandërprere, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.
Siç pamë edhe më lartë, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalët të tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten.
Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.
Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015 të mendimeve. Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.
Evolucioni
Me përjashtim të disa të llojeve primitive si:sfungjerët(të cilët nuk kanë sistem nervor)dhe knidariet(të cilët kanë sistem nervor difuz),të gjithë gjallesat shumë qelizore jane bilateralë,që do të thotë se janë kafshë të dyanshme me formë simetrike të trupit(që është ana e majtë dhe e djathtë,imazhet e të cilave janë të përafërta).Të gjithë organizmat bilateralë mendohet ta kenë prejardhjen nga paraardhës që kishte formën e një krimbi të segmentuar,në trupin e të cilit kishte segmente,i cili u shfaq në periudhën Kambriane 550-600 milion vite më parë.Forma bazë e këtij krimbi vazhdon të reflektohet në trupin dhe sistemin nervor të të gjithë shtazorëve duke përfshirë këtu edhe vërtebrorët.
Truri është i vogël dhe i thjeshtë në disa lloje,si tek krimbat.Ndërsa në speciet e tjera përfshirë këtu edhe kurrizorët,truri është organi më i ndërlikuar në trup.Disa lloje të krimbave kanë një qendër të zgjeruar në formë të palcës kurrizore,të njohur si “Tru bisht”.Ka disa lloje të ekzistencës së bilateranëve tek të cilët kishte mungesë të trurit.
Truri i stërgjyshërve tanë më të hershëm peshqëve,ka vetëm një rajon fare të vogël ballor që duket në anën e majtë,kupola kryesore përpunon shikimin që është shqisa kryesore e peshkut,pjesa ballore e trurit u rrit me shpejtësi kur stërgjyshërit tanë u kthyen në amfib,në kohën kur u zhvilluan zvarranikët kjo ishte pjesa më e madhe e trurit.Tek zogjët pjesa ballore e trurit u zmadhua edhe më shumë,një zog është më intelegjent sesa një zvarranik.Tek gjitarët e parë rritja e pjesës ballore të trurit dhe bashkë me të intelegjencës , vazhdoi deri sa e arriti kulmin tek njeriu,ku sipërfaqja e rrudhosur e pjesës ballore tëtrurit,zë pothuajse të gjithë hapsirën e mundshme në këtë pjesë të kafkës,por disi më poshtë dhe të fshehur brenda trurit tonë ne kemi ende trurin e dikurshëm të peshkut,i cili vazhdon të kryej ende funksionet e tij të lashtë.Rajonet e poshtme të trurit kanë detyrën e rregullimit të ritmit të rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes nëpërmjet funksioneve të mushkërive,truri i cili e ka formën e lulelakrës mban trupin tonë në ekulibër.Truri i njeriut ka arritur madhësinë që ka sot vetëm 5 milion vjetë pasi specia njerëzore u shkëput nga shimpazeja.Historia e evolucionit të trurit del e qartë nëpërmjet ndryshimeve që ne kemi pësuar në kafkë.Një shimpaze e kohës tonë ka një kafkë shumë pak më të vogël sesa ajo e stërgjyshërve tanë të mundshëm.Austrano Pitekët afrikanë që kanë jetuar 3 milionë vite më parë, 2 milionë vjetë më parë u shfaq një tjetër humnaoid i vjetër me tru të madh,këta ishin njerëzit që krijuan edhe veglat e para.Kjo kafkë njerozore gjysmë milion vjeçare ka pasur brenda një tru dy herë më të madh sesa i atij Austrano-Pitekut të hershëm.Homo-eroktusi ka meritën e artit të shpikjes së zjarrit.Truri njerëzor ka arritur madhësinë aktuale 13000 vite më parë,por u deshën edhe 10000 vite të tjera për ta arritur kapacitetin njerëzor të ngjajshëm me atë që kemi sot.Një fëmijë që ka jetuar 35000 vite më parë mund të mësonte lehtësisht të gjitha veprimet që do ti nevojiteshin për të mbijetuar në ditët e sotme.Karakteristikat njerëzore që u zhvilluan më vonë si gjuha e artikuluar dhe interesi për të mësuar janë themelet e shoqërisë së sotme.Numri i qelizave nervore në tru është shumëfishuar në mënyrë marramendëse gjatë pak miliona vjetëve te fundit.Truri ynë ka qenë në rrezik të tejrritjes brenda kafkës,por ai u shpëtua nga një ndryshim tepër intelegjent gjeomtrik. Fazat e zhvillimit të trurit
Truri nuk zhvillohet në një ritëm. Ai ka tendencë për tu zhvilluar në periudha dhe në kohë të ndryshme. Ky zhvillim, fillon në një sekuencë të parashikuar. Neurologët kanë treguar se truri është i ndikuar nga kushtet e mjedisit gjatë tërë procesit të zhvillimit, madje edhe paralindjes. Kjo përfshin llojin e ushqimit, kujdesit, mjedisit social, dhe stimulimi që e merr fetusi. Ky fakt jep një përmbledhje të rëndësishme të zhvillimit, i cili fillon në trurin e fëmijës tuaj:
· Paralindjes
· Gjatë foshnjërisë së tyre dhe
· Prej vitit të tyre të tretë.
Zhvillimi I trurit paralindjes
Fillimisht sperma dhe veza bashkohen për të formuar një qelizë të vetme duke përcaktuar pozicionin gjenetik. Rreth 60% e gjeneve i përkasin zhvillimit të trurit. Dhe janë këto gjene, ato të cilat, japin shtytje zhvillimit të fazave të hershme të trurit.Tri deri në katër javë pas bashkimit të spermës dhe të vezës, një shtresë e hollë e qelizës formohet në embrion.
Formimi I dy fleksuarave kryesore rreth javës së pestë të zhvillimit embrional bën që telencefaloni dhe diencefaloni ti drejtohen trungut të trurit. Zhvillimi i hemisferave cerebrale në javën e 13-të, në javën e 26-të dhe në lindje fig 1.7. Fillimisht sipërfaqja cerebrale është e lëmuar, giruset shfaqen gjatë zhvillimit të mëtejshëm. Më në fund, rritja posterolaterale e hemisferave cerebrale mbështjell tërësisht diencefalonin dhe pjesën e sipërme të trungut të trurit.
Qeliza mbshtjellet në mënyrë që të formojë një tub të mbushur me lëng. Kjo është baza e trurit dhe e palcës kurrizore. Atëherë embrioni fillon të prodhojë qeliza nervore ose neurone. Në muajin e parë të shtatëzanisë qelizat në tubin neural shumohen në mënyrë intensive dhe të habitshme duke arritur një maksimum të 250,000 neuroneve në minutë.
Në katërmbëdhjetë javët e para, shumë pak nga qelizat e trurit janë të afta të kryejnë një funksion të caktuar, sepse shumica e tyre fillojnë të shpërndahen nëpër fusha të ndryshme të trurit, ku shumica prej tyre arrijnë në vend të gabuar, duke formuar lidhje të gabuara të cilat më vonë shkaktojnë:epilepsi, autizëm dhe disa forma të defekteve intelektuale dhe rrezikueshmërinë e paraqitjes së shizofrenisë.
Zhvillimi I trurit gjatë foshnjërisë
Që nga lindja truri zhvillohet në një total të 100 miliardë qelizave trurore apo neuroneve. Përndryshe, zhvillimi i trurit nuk përfundon sepse ai është në zhvillim e sipër. Gjatë foshnjërisë shumica e neuroneve janë ende të papjekura, sepse qelizave ose neuroneve i duhet të aktivizohen dhe për këtë arsye lidhje në mes neuroneve janë ende të dobëta ose ende nuk janë formuar.
Këto fotografi tregojnë se si neuronet pas lindjes janë të palidhura në mes vete, por nga mosha 3 vjeçare ato formojnë lidhje të dendura në mes tyre. Pas lindjes I mituri mund të shohë, dëgjoj, nuhas dhe të përgjigjet ndaj ngacmimeve të prekjes. Pothuajse, menjëherë pas lindjes truri I foshnjës fillon të formojë miliona lidhje dhe rrugë kaluese në mes neuroneve. Këto lidhje dhe rrugë kaluese janë vitale në mënyrë që t’ia mundësojnë foshnjës të shoh, dëgjoj, nuhas, dhe të mendojë në mënyrë të arsyeshme.
Zhvillimi I trurit përtjes moshës tre vjeçare
Në vitet e hershme truri formon shumë lidhje dhe rrugë kaluese. Përsëritja e një veprimi ose ndonje përvoje ndihmon neuronet të lidhen ne mes vete duke ofruar një përforcim të veprimit. Nga mosha 10 vjeçare truri fillon të shkëpusë disa nga këto lidhje. Ato lidhje të cilat nuk janë mjaftueshëm të fuqishme të cilat janë përdorur shumë pak humben, ndërsa lidhjet e forta vazhdojnë të jenë të pranishme duke i ofruar funksionete tyre. Nga mosha 18 vjeçare numri i lidhjeve reduktohet në 500 milionë- d.m.th. i rrituri kthehet në numrin e lidhjeve të neuroneve që i ka pasur si një 8 muajsh,si rezultat i kësaj, turi është në gjendje të pranoj më pak, por është më i fuqishëm. Këto lidhje mbeten për një kohë të gjatë funksionale, duke i’a dhënë secilit njeri një model të veçantë të mendjes, mendimeve, dhe emocioneve. Janë këto modele, ato të cilat na përcaktojnë se kush jemi ne dhe ato ndikojnë në mënyrën se si ne mendojmë si të rritur.
Ndërtimi i trurit dhe neuronet
Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri I njeriut p.sh përbëhet nga më shumë se 100 miliard neurone, secili I lidhur me mëse 10.000 të tjerë.
Truri I njeriut është truri më I përsosur. Truri i njeriut është i përbërë nga pesë pjesë : truri i madh,truri i mesëm, truri i ndërmjetëm, truri i vogël dhe palca kurrizore
Është e vështirë të imagjinohet se sa qeliza ka në tru -100 miliard neurone dhe deri në 5 herë më shumë qeliza mbështetëse ose qeliza gliale.
Truri së bashku me organet e tjera të sistemit nervor formohen nga indi nervor,i cili përbëhet nga neuronet dhe qelizat mbështëtëse.
Indi nervor përbëhet nga shumë qeliza, të cilat komunikojnë me njëra tjetrën. Mirëpo, qelizat kryesore të indit nervor janë : neuronet dhe qelizat mbështëtëseStruktura qelizore
Truri i të gjitha specieve është i ndërtuar nga dy lloj qelizash :
- Neuronet dhe
- Qelizat gliale [9]
Neuronet janë qeliza nervore të eksitueshme që përçojnë impulse nervore. Neuronet apo qelizat nervore janë njësi strukturore bazë të sistemit nervor. Ato janë qeliza shumë të specializuara për bartjen e mesazheve në formë impulsesh nervore, nga njëri skaj në skajin tjetër të trupit. Neuronet janë qeliza të mëdha dhe të ndërlikuara. Edhe pse ndryshojnë në strukturë, ato kanë të gjitha një trup qelizor dhe disa zgjatime. Trupi i qelizës së neuroneve përfaqësohet nga një bërthamë e madhe sferike dhe nga citoplazma që e rrethon bërthamën. Trupi i qelizës ndryshe quhet soma dhe ka diametër nga 5-140 μm. Pjesa më e madhe e trupave qelizorë janë të vendosura në brendi të SNQ-së, të cilat mbrohen nga kafka dhe kolona vertebrore. [1]
Neuronet konsiderohen si qelizat më të rëndësishme në tru. Arsyeja pse ato janë unike, është aftësia e tyre të dërgojnë sinjale me anë të qelizave specifike, në distanca të gjata, ato dërgojnë këto sinjale me anë të aksonit, që është një fije e hollë protoplazmatike e cila shtrihet nga trupi I qelizës me degëzime të shumta në zonat e tjera të cilat pjesë, mund të jenë në pjesë të largëta të trurit apo të trupit.[9]
Zgjatimet citoplazmatike ose proceset qelizore që dalin nga soma e neuronit, janë karakteristike për të gjitha neuronet. Zgjatimet e neuroneve janë dy llojesh, që ndryshojnë nga njëri tjetri në strukturë dhe në cilësi funksionale, ato janë dendritet dhe aksonet. .
Aksonet janë zgjatime të gjata të cilat dalin nga trupi I neuronit, janë njësitë strukturore bazë të sistemit nervor. Janë qeliza shumë të specializuara për tejçimin e mesazheve në formë impulsesh nervore , nga njëri skaj, në skajin tjetër të trupit.
Aksonet transmetojnë sinjale në neuronet e tjera me anë të kryqëzimeve të specializuara të quajtura sinapsa. Një akson i vetëm mund të bëjë mijëra lidhje sinaptike me qelizat e tjera. Kur një potencial I veprimit që udhëton përgjatë një aksoni, kur mbërrinë në sinapsë, shkakton një kimikat të quajtur neurotransmetues I cili lirohet në mënyrë që të lidhet me molekulat e receptorëve në memranën e qelizës tjtër të synuar.Funksionet e sinapsave janë të ndryshme, disa janë ngacmues, të tjerët frenues, të tjera punojnë për të aktivizuar etj.
Dendritet janë zgjatime të shkurtëra dhe të dendura të cilat dalin nga trurpi i neuroneve. Dendritet përfaqësojnë zonën receptive ose hyrëse të neuronit. Ato sigorojnë sipërfaqe të mjëftueshme për kapjen e sinjaleve që vijnë nga neuronet e tjera. Dendritet përfundojnë me disa gjemba dendritikë, të cilët përfaqësojnë pikat e kontaktit (sinapsit) me neuronet e tjera. Dendritet e përçojnë informacionin hyrës drejt trupit të neuronit (somës). Tuesday, January 22, 2013
Historiku i trurit
Truri ( lat.cerebrum dhe greq.- enkefalon- “ në kokë “ ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe trunoe dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore(syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë.
Duke qenë i fshehur Brenda kafkë, truri mbeti për shumë kohë i paarritshëm nga shkenca. Sidoqoftë, sot dihen shumë gjëra për këtë organ të çuditshëm. Pavarësisht nga pamja jo mbresëlënëse. Pjesët kryesore të trurit (fig.1.1). Aftësitë e këtij organi janë të jashtëzakonshme.
Truri është një masë e rrudhosur, me konsistencë të butë dhe me ngjyrë gri. Është e vështirë të pranosh se pikërisht në këtë masë të qullët qëndron kujtesa e dituria jonë dhe se nga kjo masë e qullët përcaktohet sjellja jonë!
Pesha mesatare e trurit tek të rriturit është 1600 gramë. Thuhet se përmasat e trurit nuk kanë lidhje më “ fuqinë e tij “, e cila me sa duket, lidhet me kompleksitetin e ndërlidhjeve nervore.
I përbërë nga miliona neurone, truri ( sidomos ai i qesies njerëzore ) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativish, ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor. Ai veçanërisht luan rol të rëndësishëm për zhvillimin e jetës psikike të njeriut, rregullon funksionimin e organeve, harmonizon organizmin në përgjithësi, etj.Pjesët kryesore të trurit janë: truri i madh truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe korteksi. Truri i të porsalinduarit është 4 herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare.
Truri është organ që kontrollon çdo lëvizje tonën. Jënë 14 miliard qeliza të lidhura me një rrjet dhe kompleksitet pothuaj, të pakufishëm, i cili na bën të mundur, të mësojmë nga çasti që lindim. Truri i njeriut është simbol i evolucionit, i vetmi objekt që është i vetëdijshëm për ekzistencën e tij. Ai është gjithashtu qendra e një operacioni të ndërlikuar për grumbullimin e informacionit.Ai përmbledh dritaren e hapur të syve, shqisat për të kuptuar tingujt dhe aromat që na rrethojnë, organet e prekjes që fillojnë që nga buzët e ndjeshme dhe shtrihen në çdo centimetër të lëkurës tonë. Ne kemi dominuar botën jo me forcë ose me shpejtësi, por me anë të zhvillimit të këtij organi kaq të veqantë. Në mund të mendojmë në simbole abstrakte siç janë: gjuhët, matematika dhe ti kalojmë njohuritë tona brez pas brezi.
Qelizat që ne përdorim për të menduar ndodhen në sipërfaqe të trurit tonë, në një shtresë prej 3 mm të trashë, që quhet korja e trurit, dhe sipërfaqja e saj e madhe u zvogëlua me një mënyrë të thjeshtë, duke u rrudhosur si të ishte një fletë letre.
Shumica e gjërave që bëjmë aktivizojnë pothuajse të gjitha pjesët e trurit, madje edhe një gjë fare e thjeshtë, siç është përgjigjja ndaj një pyetje, ne duhet ti dëgjojmë fjalët, ti kuptojmë ato, ti rendisim në kujtesën tonë dhe pastaj të japim përgjigjen.
Truri punon në mënyrë përzgjedhëse, duke zgjedhur atë që e konsideron më të rëndësishme, dhe ai e depoziton informacionin në dy faza: e para është kujtesa afatshkurtër, kur dëgjojmë një fjalë të re, ne mund ta kujtojmë atë për disa sekonda, por pastaj ajo do të harrohet, vetëm në rast se është depozituar në kujtesën afatgjatë.
Kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik. Konsiderohet se truri është ndër organet më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës dhe se është fare pak i shfrytëzuar.
Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjeër 90% është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjitshëm i qelizave nervore.
Subscribe to:
Posts (Atom)